Metoda efikase për të kursyer karburantin e makinës

Kursimin e karburantit mund ta arrini edhe me disa këshilla të vogla që e ulin harxhimin.

Nëse do t’i përdorni të gjitha bashkë mund të shkojë edhe nga 10% deri në 30% kursim.

– Përdoreni makinën me kujdes: Mos i jepni makinës tuaj shpejtësi të menjëhershme dhe as mos bëni frenime të menjëhershme. Shikoni rrugën përpara dhe mos bëni shpejtësi e pastaj të frenoni menjëherë sepse është karburant i humbur kot. Përpara se të niseni për udhëtim përcaktoni rrugën nga do të kaloni.

– Ngisni makinën me shpejtësi normale: Përdorimi i shpejtësive të larta rrit forcën e fërkimit të ajrit me makinën”>makinën tuaj duke rritur konsumin e karburantit.

– Përdor marshe të larta; Përdorimi i shpejtësive të larta ul rrotullimet e motorit dhe shpejtësinë e tij dhe kjo bën që të rritet performanca e karburantit.